Hajer M'tırı
31 Maj 2018•Përditësim: 31 Maj 2018
PARIS (AA) – Bashkimi Evropian (BE) nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të futet në luftë tregtare më Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nëse kjo e fundit imponon tarifa për metalet e reja, deklaroi ministri francez për Financa, Bruno Le Maire, raporton Anadolu Agency (AA).
Le Maire tha se SHBA-të nuk do të duhet të trajtojnë tregtinë globale si “Wild West”, ose "Dyluftimi te OK Corral" (emra filmash western).
"Nuk ka të bëjë me kush qëllon kë, dhe pastaj të shohim se kush nuk lëviz fare”, u tha Le Maire gazetarëve pas takimit të tij me Sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross në Paris.
"Nëse Donald Trump imponon tarifa për çelik dhe alumin, Evropa do të vuajë pasojat e këtij vendimi të pajustifikuar dhe të padrejtë”, tha ai, për të shtuar se ka informuar Sekretarin Ross se evropianët bashkarisht do të kundërpërgjigjën në mënyrë të ashpër.
Le Maire tha se mbingarkimi është si pasojë e importeve nga Kina, jo të atyre nga Evropa.
“Nëse miqtë tanë amerikanë vendosin të ndërmarrin hapa agresivë kundër Evropës do të duhet ta dinë se Evropa nuk do të qëndrojë duarkryq”, tha ai.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 9 mars nënshkroi vendimin për të aplikuar tarifat doganore prej 25 dhe 10 për qind për çelikun dhe aluminin e importuar.