Ekip
31 Maj 2018•Përditësim: 01 Qershor 2018
LOS ANGELES (AA) – Aktori Tom Cruise është rikthyer në ballinat e lajmeve duke njoftuar vazhdimin e dytë të filmit epik "Top Gun", të xhiruar në vitin 1986, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aktori në fjalë publikoi sot një fotografi në Twitter, në të cilën shfaqet si piloti i marinës Pete "Maverick" Mitchell, i veshur me uniformë piloti duke shikuar drejtë një avioni luftarak.
Fotografia ka të bashkangjitur frazën "feel the need" (në filmin origjinal, personazhi të cilin e luan Cruise flet se ndjen nevojë për shpejtësi).
Cruise shkruan: #Dita1 e xhirimeve të "Top Gun: Maverick".
Filmi është paraparë të lëshohet në treg në korrik të vitit 2019.