Hajer M'tırı
25 maj 2018•Përditësim: 26 maj 2018
PARIS (AA) – Sindikatat e hekurudhave në Francë thonë se greva tre-mujore në kompaninë kombëtare hekurudhore SNCF do të vazhdojë pavarësisht nga vendimi i qeverisë për të absorbuar 35 miliardë euro të borxhit të kompanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësi i Sindikatës hekurudhore Unsa, Roger Dillenseger, u tha gazetarëve pas një takimi midis unioneve dhe kryeministrit francez, Edouard Philippe, se qeveria ofroi të absorbojë një pjesë të borxheve të kompanisë shtetërore.
Takimi vjen pasi Franca është në krizë me një valë tre-mujore të grevës në hekurudha, që filloi më 3 prill, duke shkaktuar vështirësi për 4.5 milionë punëtorë të përditshëm të vendit.
Dy ditë ndalesa janë planifikuar çdo pesë ditë deri në fund të qershorit.
Sipas Dillenseger, lehtësimi i borxhit do të ndodhte në dy faza, 25 miliardë euro në vitin 2020 dhe 10 miliardë më shumë në vitin 2022.
Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i CGT-së, një sindikatë e majtë, Philippe Martinez dhe kreu i degës së sindikatës SNCF, Laurent Burn, të dy thanë se greva “do të vazhdojë” siç ishte planifikuar. Ata i kërkuan qeverisë të organizojë një tryezë të rrumbullakët “për të rregulluar angazhimet e saj”.
“Mobilizimi është mase i nevojshëm. Qeveria dukej se ishte më e hapur, por ende duke luftuar për t’u angazhuar. Frika jonë ende është e pranishme”, tha Brun.
Punonjësit e hekurudhave kanë protestuar gati dy muaj kundër planeve të qeverisë për të rindërtuar kompaninë e ngarkuar me borxhe para se sektori të hapet për konkurrencë në vitin 2019.
Reformat po ashtu përfshijnë anulimin e një statusi të veçantë që u është dhënë historikisht punëtorëve të hekurudhave, gjë që u kishte garantuar atyre një punë për jetë dhe pension të parakohshëm, për punonjësit e rinj.
Punonjësit e hekurudhave dje kanë votuar me shumicë kundër reformave në një fletëvotim nga kompania si një peticon.
Aksioni industrial ende shihet si sfida më e madhe për planet gjithëpërfshirëse të presidentit Emmanuel Macron për liberalizimin e ekonomisë franceze dhe për ta bërë atë më konkurruese.