Dzihat Aliju
20 nëntor 2024•Përditësim: 20 nëntor 2024
Fëmijët në lagjen e varfër Mathare të kryeqytetit të Kenias, Nairobi, vazhdojnë jetën e tyre të përditshme pavarësisht kushteve të rënda të jetesës, raporton Anadolu.
Fëmijët në Mathare, të cilët jetojnë nëpër kasolla pa infrastrukturë, luftojnë për mbijetesë mes ujërave të zeza dhe grumbujve të mbeturinave që rrjedhin në mes të shtëpive të tyre.
Sot, 20 nëntori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve.
Më 20 nëntor të vitit 1989 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Konventën për të Drejtat e Fëmijëve me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës, duke e shpallur 20 nëntorin si "Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve".