Haydar Karaalp
31 Tetor 2019•Përditësim: 01 Nëntor 2019
Kreu i Komisionit për të drejtat e njeriut në Parlamentin irakian, Ershat Salihi tha se në protestat që vazhdojnë nga 1 tetori në vend kanë humbur jetën mbi 250 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media në Parlament, Salihi informoi lidhur me protestat që vazhdojnë në vend.
"Në protestat anti-qeveritare që kanë filluar nga 1 tetori e deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 250 persona", tha Salihi duke shtuar se në protesta janë plagosur mbi 11 mijë persona të tjerë.
Ai shtoi se gjatë protestave janë arrestuar 2.500 persona.
Salihi i bëri thirrje qeverisë që të mos përdorë dhunë. "Institucioni shtetëror ka rënë rrëzuar për shkak të dhunës së përdorur në protesta", tha ai.