Emel Öz Gözellik
28 Maj 2018•Përditësim: 28 Maj 2018
MEKSIKË (AA) – Në provincën Guanajuato në pjesën qendrore të Meksikës janë gjetur shtatë kufoma, prej të cilave disa të gjymtuara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokurori shtetëror njoftoi se janë gjetur kufoma të shtatë personave për të cilët besohet se janë anëtarë të organizatës kriminale në Salamanki. Në njoftimin thuhet se disa nga kufomat janë të gjymtuara dhe kanë karakteristikat e një organizate kriminale rivale.
Sipas raportit të sistemit shtetëror të sigurisë publike (SNSP), në janar dhe shkurt të këtij viti në Meksikë janë vrarë 4.206 persona.
Gjatë vitit të kaluar në Meksikë kanë ndodhur 29.168 vrasje, që është numri më i madh që kur mbahen statistika.
Ministria e Punëve të Brendshme e Meksikës publikoi raportin në të cilin theksohet se vitin e kaluar në këtë vend janë regjistruar 27 për qind më shumë vrasje se krahasuar me vitin 2016.