Ekip
20 Nëntor 2020•Përditësim: 20 Nëntor 2020
Prokurorët gjermanë sot deklaruan se ka prova të "kanibalizmit" në vrasjen e një 44-vjeçari, eshtrat e të cilit u gjetën në skajin verior të Berlinit në fillim të këtij muaji, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një 41-vjeçar u arrestua të enjten nën dyshimin e vrasjes me motive seksuale në shtëpinë e tij afër vendit ku u gjetën eshtrat e viktimës.
"I dyshuari kishte interes në kanibalizëm", tha zëdhënësi i Zyrës së prokurorëve të Berlinit, Martin Steltner.
Steltner tha se ishte e paqartë nëse viktima gjithashtu ka pasur interes në kanibalizëm. Të dy personat, të dy gjermanë, kishin qenë në kontakt me njëri-tjetrin në internet, tha ai. Asnjë nga emrat e tyre nuk u bë i ditur, për arsye privatësie.
Në vitin 2006, një gjykatë gjermane dënoi Armin Meiwes për vrasje dhe prishje të paqes për vrasjen e një njeriu që e kishte takuar në internet dhe duke e ngrënë atë. Meiwes aktualisht po vuan dënimin me burg të përjetshëm.
Në vitin 2015, një polic gjerman u dënua për vrasjen e një personi që e takoi në një forum bisede në internet kushtuar kanibalizmit.