Emre Gürkan Abay
20 Nëntor 2020•Përditësim: 20 Nëntor 2020
Presidenti i Armenisë, Armen Sakisyan ka shkarkuar nga detyra tre ministra të qeverisë armene, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me vendim të presidentit, ministri i Mbrojtjes David Tonoyan u lirua nga detyra ndërsa në vend të tij u emërua Vagarshak Harutyunyan.
Ministri i Situatave të Emergjencës, Feliks Tsolakyan dhe ministri i Punës Zaruyi Batoyan gjithashtu u pushuan nga detyra.
Në Armeni janë mbajtur protesta anti-qeveritare, të cilat filluan pasi vendi, me ndërmjetësimin e Rusisë arriti marrëveshje me Azerbajxhanin për Malësinë e Karabakut. Protestuesit dhe opozita kërkuan dorëheqjen e kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan.