Bota

Gjermania dyshon në propozimin e Rusisë për hetim të sulmit në Siri

"Provat në mënyrë të qartë dhe eksplicite tregojnë se armët kimike janë përdorur aty" tha kancelarja gjermane Angela Merkel

Ayhan Şimşek  | 10.04.2018 - Përdıtësım : 10.04.2018
Gjermania dyshon në propozimin e Rusisë për hetim të sulmit në Siri

Berlin

BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu skepticizëm rreth propozimit të Rusisë për të dërguar ekspertë ndërkombëtarë në Siri për të hetuar sulmin e dyshuar të gazit kimik në qarkun sirian Duma, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Merkel bëri thirrje për një qëndrim më të fortë ndërkombëtar dhe një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), që do të parandalojë sulme të tilla të mëtejshme në Siri.

“Provat në mënyrë të qartë dhe eksplicite tregojnë se armët kimike janë përdorur aty”, tha Merkel, duke iu referuar sulmit të së shtunës në Duma, i cili la të paktën 78 civilë të vdekur.

“Kjo mund të shqyrtohet përsëri por nuk do të na ndihmonte më shumë në dënimin e këtij incidenti”, shtoi ajo.

Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares Merkel, dje tha se rrethanat përreth sulmit në Duma vunë në dukje se ai është kryer nga forcat e regjimit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, propozoi një vizitë të ekspertëve ndërkombëtarë nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike për të hetuar incidentin në Duma.

Ai tha se një vizitë e tillë do të tregonte se ushtria siriane nuk kishte përdorur armë kimike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın