Abdullah Aşıran
10 prill 2018•Përditësim: 10 prill 2018
HAGË (AA) - Organizata e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit (Europol), njoftoi se ka arrestuar 10 persona në operacionin ndaj një strukture kriminale të organizuar e cila koordinonte migrimin ilegal në Evropë nëpërmjet "Rrugës Ballkanike", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Europol, thuhet se në operacionin e zhvilluar më 9 prill në Austri dhe Rumani janë arrestuar gjithsej 10 persona.
Në informacionin e shpërndarë theksohet se organizata kriminale ka transportuar migrantët nga Afganistani, Iraku, Pakistani dhe Siria me automjet ose kamionë nga shtetet e Ballkanit në Evropë.
Në kuadër të operacionit janë bastisur 24 shtëpi, janë konfiskuar para, dokumente të falsifikuara dhe celularë.
Më tej theksohet se organizata kriminale ka qenë 2 vite aktive dhe deri më tani rreth 180 migrantë i ka sjellë në Evropë nëpërmjet mënyra të jashtëligjshme.
Europol në vitin 2018 deri më tani kanë ndaluar 21 organizime për migrim të paligjshëm.