Ayhan Şimşek
14 Mars 2019•Përditësim: 14 Mars 2019
Gjermania e ka përshëndetur vendimin e mbrëmshëm të Parlamentit britanik me të cilin refuzuar largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimin Evropian pa marrëveshje paraprake për marrëdhëniet e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
"Londra pikërisht tregoi shenja të arsyes. Dhoma e Ulët me shumicë dërgoi një mesazh të qartë se në asnjë mënyrë nuk dëshiron Brexit pa marrëveshje", tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
Ai në mesazhin e tij në Twitter tha se një Brexit pa marrëveshje nuk do t'i konvenonte askujt.
"Tani ka mbetur që pala britanike të thotë se çfarë dëshiron që të arrijmë marrëveshjen përfundimtare. Koha po kalon", tha Maas.
Pas miratimit të mbrëmshëm të vendimit për refuzimin e Brexit-it pa marrëveshje, Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik sot do të votojë për vendimin që Londra zyrtare nga BE-ja të kërkojë prolongimin e Brexit-it.
Britania duhet të largohet nga Unioni më 29 mars.