Ekip
15 korrik 2020•Përditësim: 15 korrik 2020
Një gjykatë e lartë e Bashkimit Evropian (BE) vendosi në favor të gjigantit teknologjik Apple dhe Irlandës në mosmarrëveshjen e saj me BE-në lidhur me mbi 13 miliardë euro (15 miliardë dollarë) të taksave të mbetura, transemton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e Përgjithshme me qendër në Luksemburg tha se gjiganti nuk ka nevojë të paguajë 13 miliardë euro që kërkoi Komisioni i BE-së.
Komisioni i BE-së kishte pohuar se Apple kishte një marrëveshje të paligjshme tatimore me autoritetet irlandeze.
Aktvendimi nga gjykata e dytë më e lartë e BE-së mbi vendimin për vitin 2016 mund të apelohet vetëm në pikat e ligjit.
"Komisioni nuk arriti të tregojë sipas standardit të duhur ligjor për ekzistencën e ndonjë avantazhi", tha gjykata.