Muhammed Gencebay Gür
29 Tetor 2021•Përditësim: 29 Tetor 2021
Google ka përgatitur një logo të veçantë për 98-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Google feston Ditën e Republikës me një "doodle" të veçantë në faqen e saj kryesore.
Kur klikohet Doodle, përdoruesit drejtohen tek faqja me informacione dhe lajme për 29 Tetorin - Ditën e Republikës së Turqisë.
Aplikacionet Doodle synojnë të tërheqin vëmendjen duke u dhënë vend ditëve dhe festave të rëndësishme, ngjarjeve kulturore dhe njerëzve të rëndësishëm të historisë për vendet e botës. Përdoruesit e internetit mund të aksesojnë informacione të detajuara për atë ditë, person ose subjekt duke klikuar në logon e krijuar posaçërisht.