Sinan Doğan
29 Tetor 2021•Përditësim: 29 Tetor 2021
Një gazetar është vrarë pasi u qëllua me armë në jugperëndim të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në shtypin meksikan mësohet se Freddy Lopez Arevalo, i cili punonte si gazetar në një gazetë lokale, u sulmua gjatë zbritjes nga automjeti i tij në qytetin Tuxtla Gutierrez të rajonit Chiapas.
Arevalo, humbi jetën në spital ku u dërgua në gjendje të plagosur rëndë.
Autoritetet njoftuan se gazetari u qëllua nga një person me motor dhe se agresori u largua nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me ngjarjen ka filluar një hetim.
Në vend ka arritur mbi 130 numri i gazetarëve të vrarë që nga viti 2000.