Gradaçelat në Katar ndriçohen me simbole të muajit të Ramazanit
Në shumë rrugë dhe sheshe të qytetit janë vendosur elemente dekorative që pasqyrojnë frymën e muajit të Ramazanit

Doha
Gradaçelat në kryeqytetin e Katarit, Doha, u ndriçuan me simbole që përshkruajnë muajin e Ramazanit, raporton Anadolu.
Muaji i Ramazanit u prit me shumë entuziazëm në Doha, ku bashkohen arkitektura tradicionale dhe ajo moderne. Doha është shndërruar në një vepër arti me dekorime të veçanta për muajin e Ramazanit.
Në shumë rrugë dhe sheshe të qytetit janë vendosur elemente dekorative që pasqyrojnë frymën e muajit të Ramazanit.
Vendet e njohura në qytet, si Souq Waqif, Porti i Vjetër i Dohas, Qyteti i Arsimit (Education City) dhe Bulevardi Lusail u dekoruan me drita me temë Ramazanin, duke ofruar një festë vizuale për vizitorët.
Në qiellgërvishtësit simbolikë krahas siluetës së një personi që lutet, u reflektua fraza "Gëzuar Ramazanin" si dhe simbole në formën e hënës dhe yllit.