Ekip
03 nëntor 2016•Përditësim: 03 nëntor 2016
ATHINË (AA) – Pensionistët në Greqi dolën sot në protesta antiqeveritare duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë e masave të reja të kursimit në kuadër të programit të ndihmës, raporton Anadolu Agency (AA).
Pensionistët në mënyrë të qetë marshuan në Athinë drejt godinës së Ministrisë së Punës teksa Sindikata e tyre më e madhe në vend ka caktuar grevë 24 orëshe më 8 dhjetor. Nën trysninë që të bëjë shkurtime të reja, qeveria majtiste greke ka imponuar zvogëlimin e pensioneve që paguajnë fondet shtetërore.