Furkan Naci Top
08 Janar 2018•Përditësim: 08 Janar 2018
ATHINË (AA) - Si rezultat i apelimit të bërë nga qeveria greke pezullohet ekzekutimi i vendimit për azil i pranuar më parë për Süleyman Özkaynakçı, një prej 8 puçistëve i cili u arratis në Greqi pas tentativës për grusht shteti me 15 korrik në Turqi nga organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e Apelit Administrativ të Athinës pas ankesës së bërë nga qeveria greke vendosi të pezullojë kërkesën për azil të puçistit Özkaynakçı.
Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se Özkaynakçı i cili është i lirë, pas vendimit ka ardhur në zyrën e azilit në Athinë, ndërsa pritet që ai të rimerret përsëri në paraburgim administrativ.
Qeveria e Greqisë me arsyetimin se ekziston rreziku i përkeqësimit të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Turqisë, duke kundërshtuar vendimin e Komisionit të Azilit për të mirën publike, ajo bëri një ankesë në Gjykatën Administrative të Apelit në Athinë për të ndaluar dhe për të anuluar këtë vendim.
Është vendosur që seanca në lidhje për anulimin e vendimit të bëhet më 15 shkurt.