Selman Aksünger
06 Maj 2022•Përditësim: 09 Maj 2022
Dy persona mbetën të vrarë dhe dy të plagosur pasi një sulmues i armatosur hapi zjarr në qendrën e terapisë okupacionale në qytetin Albasserdam në jug të Holandës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga policia holandeze në Twitter thuhet se ka pasur një sulm të armatosur në një fermë të terapisë profesionale në qytetin Alblasserdam pranë Roterdamit.
Në deklaratë, ku thuhet se një person është kapur si i dyshuar për kryerjen e sulmit, bëhet e ditur se si pasojë e incidentit kanë humbur jetën 2 persona dhe 2 të tjerë janë plagosur.
Më tej thuhet se shumë pacientë me demencë, të rritur dhe fëmijë me çrregullime psikologjike punojnë në qendrën e terapisë okupacionale.
Mësohet se hetimet vijojnë në vendngjarje ku kanë mbërritur shumë policë, ambulanca dhe helikopterë.
Në Holandë, fermat e vjetra janë shndërruar në qendra të terapisë profesionale të quajtura "zorgboederij" në mënyrë që ata me çrregullime psikologjike të mund të kryejnë prodhimtari bujqësore dhe aktivitete blegtorale.