Bota

Holandë, mbyllet "autostrada muzikore" një ditë pas hapjes

Rruga e cila ishte hapur të hënën me qëllim që të përmirësojë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik u mbyll të martën

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 12.04.2018 - Përdıtësım : 12.04.2018
Holandë, mbyllet "autostrada muzikore" një ditë pas hapjes

Ankara

ANKARA (AA) - Në Holandë është mbyllur "Autostrada muzikore" një ditë pas hapjes pas ankesave të qytetarëve për shkak të zhurmës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rruga e cila ishte hapur të hënën me qëllim që të përmirësojë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik u mbyll të martën, njoftoi BBC.

Shiritat janë projektuar për të kënduar himnin e Friesland-it në momentin kur automjeti kalon me shpejtësinë e duhur prej 60 kilometra në orë.

Një banor i këtij rajoni shprehu shqetësimin nga zhurma e cila vinte nga rruga duke e përshkruar me fjalët "Torturë psikologjike".

Udhëheqësia e Friesland-it bëri të ditur se montimi dhe çmontimi i shiritave ka kushtuar 80 mijë euro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın