Zeynep Tüfekçi
28 Tetor 2016•Përditësim: 29 Tetor 2016
RIJAD (AA) - Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite njoftuan se kanë asgjësuar 65 kilometra larg Mekës raketën e hedhur në Arabinë Saudite nga forcat Husi në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA mësohet se Komanda e Forcave të Koalicionit ka asgjësuar raketën e hedhur nga forcat Husi nga zona Sada e Jemenit në drejtim të qytetin Mekë në një zonë 65 kilometra larg këtij qyteti.
Në deklaratën ku vihet në dukje se raketa është penguar nga sistemi i mbrojtjes ajrore thuhet se në ngjarje nuk ka patur humbje të jetëve.