Ata Ufuk Şeker
28 Tetor 2016•Përditësim: 29 Tetor 2016
BRUKSEL (AA) – Belgjika ka marrë vendimin për zvogëlimin e numrit të ushtarëve që filluan patrullimin në qytete të ndryshme me në krye Brukselin pas sulmeve terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Brendshëm Jan Jambon deklaroi se është marrë vendimi për zvogëlimin në masë të konsiderueshme të numrit të personelit ushtarak që filluan me detyrë në Bruksel dhe qytete të ndryshme të madhe pas sulmeve terroriste më 22 mars.
Në kuadër të vendimit, numri prej 1.800 ushtarësh që patrullojnë rrugëve të Belgjikës do të zvigëlohet në 1.250 në fazën e parë dhe në 1.089 në fazën e dytë.