Bota

Hyn në fuqi marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit

Në rajonin që përfshin kufirin Izrael-Liban e deri te lumi Litani do të vendosen 5 deri 10 mijë ushtarë libanezë

Burak Dağ  | 27.11.2024 - Përdıtësım : 27.11.2024
Hyn në fuqi marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit

Ankara

Marrëveshja e armëpushimit e njoftuar nga presidenti amerikan Joe Biden, pas miratimit të qeverive libaneze dhe izraelite hyri në fuqi sot në orën 04:00 me kohën lokale, raporton Anadolu.

Më parë duke njoftuar se armëpushimi do të hyjë në fuqi sot në orën 04:00 me kohën lokale, Biden pati thënë se Forcat e Armatosura Libaneze do të vendosen në kufirin jugor të Libanit brenda 60 ditëve dhe do të sigurojnë kontrollin e rajonit në fjalë.

Më tutje duke vënë në dukje se marrëveshja parashikon çarmatimin e elementëve të Hezbollahut nga rajoni në fjalë dhe kalimin e tyre në veri të lumit Litani, Biden tha se ushtarët izraelitë do të tërhiqen gradualisht nga rajoni brenda një periudhe 60-ditore.

Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe asnjë ushtar amerikan nuk do të shërbejë në Liban, duke shtuar se marrëveshja është arritur pas përpjekjeve të gjata diplomatike nën udhëheqjen e SHBA-së dhe Francës.

Presidenti amerikan potencoi se një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja dhe Franca do të mbështesë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit. Biden deklaroi se libanezët që u zhvendosën për shkak të sulmeve izraelite dhe kolonëve hebrenj në veri të Izraelit do t'u mundësohet të kthehen në shtëpitë e tyre.

Sipas pretendimeve që ishin pasqyruar nëpër media para njoftimit të hyrjes në fuqi të armëpushimit, në rajonin që përfshin kufirin Izrael-Liban e deri te lumi Litani prej ku janë tërhequr ushtria izraelite dhe Hezbollahu do të vendosen 5 deri 10 mijë ushtarë libanezë.

Në përputhje me rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), shitjet e armëve në Liban ose prodhimi i armëve brenda Libanit do të mbikëqyren nga qeveria libaneze me qëllim që të parandalohet riarmatimi i këtyre grupeve në Liban.

Gjithashtu, sipas një pretendimi tjetër në media, "SHBA-ja u angazhua për një që nuk ishte në tekstin e marrëveshjes, që i jep të drejtën Izraelit të sulmojë sërish në rast se Hezbollahu do të shkelte marrëveshjen".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın