Bota

IHH dërgon ndihma për 1.500 familje në Siri

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ka dërguar në Afrin bukë, fruta dhe uji të pijshëm

Sibel Uğurlu  | 21.03.2018 - Përdıtësım : 21.03.2018
IHH dërgon ndihma për 1.500 familje në Siri Burimi: İHH

Hatay

HATAY (AA) – Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) ka shpërndarë ndihma humanitare për 1.500 familje në Sirinë veriperëndimore, si pjesë e operacionit “Dega e Ullirit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Selim Tosun, këshilltar i medias i IHH-së, tha për AA se ushqim, bukë, fruta dhe uji i pijshëm u shpërnda për familjet në rajonin Afrin nga qendra e fondacionit në lagjen Reyhanli të Turqisë, në krahinën Hatay.

“Civilët në qendrën Afrin, të pastruar nga terroristët, kanë jetuar në kushte të vështira”, tha Tosun.

IHH ka dërguar në Afrin 5.292 pako ushqimore, 240.000 copë bukë, 10 ton fruta të freskëta, 6.000 pako uji të pijshëm, 2.500 pako mish të konservuar, 500 artikuj të kujdesit personal, si dhe batanije dhe jastëkë. Ndihma humanitare poashtu përfshin një kuzhinë lëvizëse që mund të gatuajë ushqim çdo ditë për 10.000 persona.

Që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”, IHH ka dërguar 15.000 kamionë të ndihmave humanitare në Afrin.

Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” më 20 janar për të pastruar grupet terroriste nga Afrini i Sirisë veriperëndimore mes kërcënimeve në rritje në rajon.

Të dielën, trupat e mbështetura nga Turqia çliruan qendrën e qytetit Afrin, e cila ishte strehë e madhe për terroristët e YPG/PKK-së që nga viti 2012.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni “Dega e Ullirit” ka synuar krijimin e sigurisë dhe stabilitetit përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe mbrojtjen e sirianëve nga mizoria dhe shtypja e terroristëve. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın