Handan Kazancı,Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
16 Nëntor 2022•Përditësim: 16 Nëntor 2022
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, janë takuar në Bali të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në margjinat e samitit G20 në Bali.
Sipas burimeve presidenciale, në takim ishin të pranishëm ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati dhe ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Vahit Kirişci.
Deri më tani nuk është dhënë ndonjë informacion i mëtejshëm.