Mahmut Atanur
16 Prill 2020•Përditësim: 16 Prill 2020
Një tërmet me fuqi prej 5,8 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën indoneziane Maluku Verior, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës në Indonezi (BMGK) tha se epiqendra e tërmetit është 83 kilometra verilindje të rajonit Ternate me thellësi prej 13 kilometra.
Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, as viktima.