İbrahim Salih,Daniel Gallego
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
BAGDAT (AA) - Në një vit 477 shkelje ndaj gazetarëve janë shënuar në Irak, ndërkohë që 9 prej tyre kanë përfunduar me vrasje, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesit e Reporterëve pa Kufij (RSF) në Irak, Organizata Mbikëqyrëse e Lirive të Gazetarëve (JFO), në një raport të publikuar nënvizon rritjen e shkeljeve ndaj gazetarëve në këtë vend.
Në raportin ku theksohet se palët e konfliktuara kanë rritur shkeljet ndaj reporterëve, shtohet se në 12 muaj janë regjistruar 477 shkelje nga të cilat 9 kanë rezultuar me vdekje.
Në qytetin e Muslit 5 gazetarë janë vrarë nga DAESH-i, ndërsa në Bagdad dhe Basra 4 të tjerë janë vrarë nga persona të armatosur, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, thuhet në raport.