İdris Okuducu
18 Dhjetor 2017•Përditësim: 18 Dhjetor 2017
ERBIL (AA) – Agjencia e Sigurisë së Administratës Rajonale Kurde (ARK) pretendon se forcat e përbashkëta të qeverisë qendrore të Irakut janë në përgatitje të sulmit në rajonet të cilat janë nën kontroll të Peshmergëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga rrjeti social Twitter i Agjencisë së Sigurisë së ARK-së thuhet se “Informacionet e inteligjencës tregojnë se brenda 5 ditëve të fundit ushtria e Irakut, Hashdi Shabi dhe policia federale kanë shtuar forcat e tyre për ta sulmuar linjën rrugore Guver-Dibis-Dibege".
Duke theksuar se forcat Peshmerga në muajin tetor janë tërhequr nga qarku Mahmur i Mosulit për të mos pasur ndonjë përleshje me qeverinë qendrore të Irakut, në deklaratë i bëhet thirrje qeverisë së Bagdadit që të heqë dorë nga aktet provokative.
Një pjesë e madhe e linjës rrugore Guver-Dibis-Dibege, e cila lidh provincat Kirkuk dhe Mosul dhe ka një pozitë strategjike, gjendet nën kontroll të forcave Peshmerga.
Forcat e përbashkëta të qeverisë qendrore të Irakut, më 16 tetor kanë kryer operacion ushtarak për të marrë nën kontroll rajonet e diskutueshme si Kirkuku dhe rajonet tjera ndërsa forcat Peshmerga dorëzuan rajonet në fjalë.