Arif Yusuf,Zeynep Hilal Karyağdı
20 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
RAMADI (AA) - Policia irakiane ka zbuluar tre varreza masive në Ramadi, ku janë gjetur trupat e ushtarëve dhe civilëve të vrarë nga terroristët e DAESH-it gjatë okupimit prej gjysëm viti të këtij qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë në provincën Enbar, Razinc Kessar, për AA tha se për ekzistencën e varrezave masive dhe vendndodhjen e tyre kishin mësuar nga terroristët e DAESH-it të cilët ishin arrestuar gjatë operacionit për çlirimin e qytetit në dhjetor.
Ramadi përndryshe është qytet me rreth 400 mijë banorë dhe njëqind kilometra në perëndim të Bagdadit, kurse nën kontrollin e DAESH-it kishte rënë nga fundi i majit deri në mes të dhjetorit të vitit të kaluar. Tre varrezat u zbuluan në fshatin El-Melab, dhe brenda tyre deri më tani janë gjetur eshtrat e të paktën 30 njerëzve.