Mahmut Geldi
21 shtator 2016•Përditësim: 21 shtator 2016
ENBAR (AA) - Si rrjedhojë e operacioneve të forcave ushtarake irakiane dhe milicëve të fiseve 15 fshatra në Enbar dhe Selahaddin janë shpëtuar nga organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga komandantët e operacioneve në këtë rajon, kolonel Halid el-Xhuburi, ka deklaruar për gazetarin e AA se forcat irakiane të sigurisë kanë pastruar 12 fshatra nga DAESH-i dhe se ata ndodhen vetëm 4 kilometra larg qytetit esh-Shirkat në rajonin Salahaddin.
Duke theksuar se si pasojë e sulmeve ka pasur përleshje të shumta me militantët, Xhuburi më pas ka shtuar se një predhë e rënë në zonën e konfliktit ka shkaktuar vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Nga ana tjetër administratori i rajonit Bagdadi, Malullah el-Ubejdi ka thënë se forcat ushtarake dhe milicët e fiseve në Enbar kanë mundur të shpëtojnë 3 fshatra nga DAESH-i.
Fshatrat e rimarrë nën kontroll ishin që prej vitit 2014 në duart e organizatës terroriste DAESH. Ubejdi ka shtuar se nga ky rajon herë pas here organizoheshin sulme ndaj rajonit Bagdat.