Muhammet Kurşun
20 Korrik 2020•Përditësim: 21 Korrik 2020
Në Iran 217 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 14.405, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.414 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 276.202.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 240.087 persona, ndërkohë që 3.583 pacientë janë në gjendje kritike.
Ajo tha se deri më tani në Iran janë kryer 2.175.217 teste të dyshuara për COVID-19.