Mahmoud Mohamed Barakat
15 Qershor 2020•Përditësim: 16 Qershor 2020
Irani gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 113 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 8.950, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe 2.449 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë në COVID-19, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 189.876, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari.
Gjithsej 150.590 persona janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet deri më tani, tha ajo, duke shtuar se 2.765 persona mbeten në spitale në kushte kritike.
Deri më tani janë bërë 1,269 milion testime në vend, tha Lari.
Numri ditor i rasteve me COVID-19 në Iran shënoi rënie në 800 në fillim të majit, por meqenëse autoritetet lehtësuan kufizimet, shifrat ditore treguan rritje, veçanërisht në provincën jugperëndimore Khuzestan.
Krahas numrit në rritje të infektimeve, punonjësit e qeverisë kanë rifilluar punën dhe xhamitë u rihapën në gjithë vendin e Lindjes së Mesme.