Mustafa Melih Ahıshalı
05 Janar 2021•Përditësim: 05 Janar 2021
Në Iran, 98 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 6.113 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci ditor i vdekjeve nga COVID-19 ka rënë nën 100 pas një kohe të gjatë.
Ajo njoftoi se numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.255.620, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 55.748.
Lari theksoi se 4.829 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 1.029.028.
Deri më tani, vendi ka kryer 7.885.416 teste.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.