Ahmet Dursun
16 Gusht 2020•Përditësim: 17 Gusht 2020
Me 147 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 19.639 numri i përgjithshëm i viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror tha se me 147 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave ka arritur në 19.639 ndërsa me 2.133 raste të reja arrin në 343.203 numri i rasteve.
Ajo shtoi se 3.881 nga të prekurit me COVID-19 janë në trajtim në njësitë e kujdesit intensiv dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 297.486.
Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.861.825 teste për COVID-19.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.