Mücahit Aydemir
16 Gusht 2020•Përditësim: 17 Gusht 2020
Ushtria e Libisë njoftoi se nga qyteti Latakia i Sirisë janë kryer dërgesa të reja pasi janë ngritur 6 avionë transportues rusë për të mbështetur liderin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdel-Hadi Dara, zëdhënësi i zyrës për operacionin Sirte - Al-Jufra të zhvilluar nga ushtria e Libisë, në një deklaratë për AA tha se të premten më 14 gusht nga qyteti Latakia i Sirisë janë ngritur 4 avionë, ndërsa të shtunën më 15 gusht 2 avionë transportues rusë të cilët janë ulur në qytetin Benghazi që është edhe baza kryesore e Haftarit.
Dara tha se mendojnë se avionët në fjalë kanë transportuar municione ose mercenarë të lidhur me regjimin e Asadit në Siri për të luftuar në radhët e Haftarit.