Muhammet Kurşun
20 Nëntor 2020•Përditësim: 20 Nëntor 2020
Me 479 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 43.896, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 13.260 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 828.377.
Lari shtoi se 5.756 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 589.025.
Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 5.706.834 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjitha 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "të kuq" dhe të "rrezikshëm".
Në Iran u vendos që të zbatohen kufizime të reja për shkak rritjes së rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.
Ali Reza Reisi, zëdhënësi i Bordit Kombëtar Kundër Koronavirusit, deklaroi se bizneset jothelbësore do të mbyllen për 15 ditë duke filluar nga 21 nëntori në më shumë se 150 provinca dhe rrethe të cilësuara në kategorinë e rajoneve "me rrezik të lartë", përfshirë kryeqytetin Teheran.