Mustafa Melih Ahıshalı,Haydar Hadi,İdris Okuducu
11 Janar 2018•Përditësim: 11 Janar 2018
STAMBOLL (AA) – Në fshatin Sumar të provincës Kermanshah, në perëndim të Iranit ka ndodhur një tërmet prej 5.6 ballësh sipas shkallës së Rihterit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Sizmologjike në Universitetin e Teheranit njoftoi se tërmeti ndodhi në orën 10.21 sipas kohës lokale dhe se epiqendra është regjistruar në fshatin Sumar të qytetit Kasri Shirin, në provincën Kermanshah.
Tërmeti është regjistruar në thellësi prej tetë kilometrash.
Tërmeti i cili ndodhi në një rajon afër kufirit Iran-Irak përveç kryeqytetit të Irakut në Bagdad është ndjerë edhe në qytetet si Erbil, Sulejmanije, Dijala, Babil dhe Vasit. Qytetarët kanë dalë jashtë prej ndërtesave.
Ende nuk dihet nëse nga tërmeti ka të lënduar apo dëme materiale.
Kurse sot në orët e mëngjesit edhe një tërmet tjetër me fuqi prej 5.1 ballë sipas shkallës së Rihterit kishte goditur vendin Hojedk në provincën Kerman, në jug të Iranit.