Mohamed Sabry Emam Muhammed
22 Shtator 2019•Përditësim: 23 Shtator 2019
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani sot deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të shtrijë dorën e miqësisë me të gjithë fqinjët dhe "të falë gabimet e tyre të së kaluarës", raporton Anadolu Agency (AA).
"Kudo ku ka shkelur këmba amerikane, është rritur pasiguria, siç u vërtetua në rastet e Afganistanit dhe Irakut", theksoi Rouhani gjatë fjalimit në shënimin e 39 vjetorit të luftës irako-iraniane.
Rouhani tha se ai do të shpalosë një iniciativë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë "për të garantuar sigurinë e Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit me bashkëpunimin e shteteve rajonale".
"Prania e forcave të huaja mund të jetë e rrezikshme për rajonin, ujërat ndërkombëtare, si dhe sigurinë e linjave të transportit dhe energjisë, por rruga jonë është të krijojmë unitet dhe koordinim me vendet e rajonit", tha ai.
Dy fabrika të naftës u goditën me dronë në veri të Arabisë Saudite më 14 shtator, duke shkaktuar nxjerrjen e 5.7 milionë fuçi të prodhimit ditor dhe duke shkaktuar trazira në tregjet globale të hidrokarbureve.
Grupi rebel jemenas Huthi fillimisht mori përgjegjësinë për sulmin, por SHBA hodhi poshtë pretendimet duke fajësuar Iranin, ashtu si edhe Arabia Saudite. Teherani ka mohuar çdo lidhje me sulmet.