Ekip
24 Gusht 2017•Përditësim: 24 Gusht 2017
MILAN (AA) - Policia italiane sot është përleshur me emigrantët që protestuan në një shesh të vogël në Romë për shkak të urdhërit për t'u larguar nga ndërtesa ku ishin vendosur disa vite më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Konflikti shpërtheu kur një grup emigrantësh filloi të gjuaj policinë me gur dhe shishe. Për shpërndarjen e protestuesve dhe shuarjen e zjarrit në kontejnerë policia ka përdorur topin e ujit.
Policia tha se intervenimi ishte i domosdoshëm për shkak të refuzimit të migrantëve për të pranuar akomodimin e siguruar nga autoritetet e qytetit, por edhe për shkak të largimit të materialeve të tjera shumë të ndezshme në sheshin pranë stacionit hekurudhor kryesor në Romë.
Dy persona u arrestuan, thuhet në njoftimin e policisë. Dhjetëra emigrantë po protestojnë për dëbimin e tyre nga një ndërtesë në Romë në të cilën ata kanë jetuar në pesë vitet e fundit, nga e cila policia i nxori të shtunën e kaluar.
Urdhri i zhvendosjes po kryhet në kuadër të masave të shtuara të sigurisë. Gjatë katër viteve të fundit, në Itali kanë mbërritur afër 600,000, ku shumica e tyre janë nisur nga bregu libian.