Admir Fazlagikj,Besar Ademi
22 Nëntor 2015•Përditësim: 22 Nëntor 2015
GJEVGJELI (AA)- Numri i pjesëtarëve të forcave të sigurisë është rritur sërish në kufirin jugor si pasojë e kërkesave të emigrantëve ekonomikë të cilët protestojnë duke kërkuar që t'iu lejohet kalimi i kufirit Maqedoni-Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Emigrantët ekonomikë që nuk vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku, më konkretisht nga vendet ku ka luftë, tashmë disa ditë ndodhen të bllokuar në kufi. Nga data 19 nëntor 2015, Maqedonia ka filluar me qasjen e saj selektive, duke lejuar vetëm refugjatët që vijnë nga vendet që janë të kapluar nga lufta si Siria, Iraku dhe Afganistani.
Në terren janë edhe aktivistët e organizatave humanitare. UNHCR-ja ka informuar sot se emigrantët ekonomikë refuzojnë të pranojnë çfarë do ndihme.
Numri në rritje i refugjatëve mund të vërehet në zonën midis kampit të refugjatëve dhe vendkalimit kufitar ku refugjatët grupohen në pritje që të vijnë në rend për regjistrim.
Ekipi i ndërmarrjes "Hekurudhat e Maqedonisë", informoi se gjatë ditës së sotme tre trena secili me nga 400 pasagjerë i kanë dërguar në vendkalimin kufitar në Tabanoc, ndërkohë refugjatët përdorin edhe autobusët si dhe taksinë për të shkuar në kufirin verior që lidhë Maqedoninë dhe Serbinë.