Mahmoud Mohamed Barakat
10 Mars 2020•Përditësim: 10 Mars 2020
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit sot njoftoi pesë raste të reja të koronavirusit, duke arritur numrin e përgjithshëm në 55, raporton Anadolu Agency (AA).
Pesë persona u diagnostikuan me sëmundjen pasi u kthyen kohët e fundit nga Azerbajxhani, Gjermania dhe Zvicra.
Të hënën, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi vendosjen e karantinës së detyrueshme për ardhjet për 14 ditë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi tani është mbi 4.000, me afër 114.000 raste të konfirmuara.