Ali H. M. Abo Rezeg
10 Mars 2020•Përditësim: 10 Mars 2020
Kleriku i shquar i shiitëve irakianë Ali al-Sistani sot u bëri thirrje njerëzve të respektojnë ndalimin e lutjeve në masë për të shmangur përhapjen e koronavirusit në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Al-Sistani e bëri këtë deklaratë në faqen e tij zyrtare duke iu përgjigjur një pyetjeje për kryerjen e lutjeve në masë si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
"Këto tubime janë të ndaluara për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, duhet të dëgjohet dhe të merret seriozisht", tha al-Sistani.
Që nga 24 shkurt, 73 raste dhe shtatë vdekje nga koronavirusi janë raportuar në Irak.
Sëmundja është përhapur në 110 vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që shpalli shpërthimin e urgjencës ndërkombëtare shëndetësore.