Ekip
12 Mars 2022•Përditësim: 14 Mars 2022
Izraeli ka emëruar Dorit Avidanin në pozicionin e Konsullit dhe Shefit të Administratës në Zyrën Ndërlidhëse të Izraelit në Marok, sipas një zyrtari izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lajmi erdhi pasi zëvendësshefi i misionit izraelit në Rabat, Eyal David, e uroi Avidanin për postin.
David përshëndeti përvojën 30-vjeçare të Avidanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.
Autoritetet marokene nuk e kanë komentuar ende njoftimin.
Më 10 dhjetor 2020, dy vendet njoftuan rifillimin e marrëdhënieve diplomatike pasi ato u pezulluan në vitin 2000 pas shpërthimit të Intifadës së dytë palestineze.
Maroku ishte vendi i katërt arab që ra dakord për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në vitin 2020 pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Sudanit.