Riyaz Khaliq Khaliq
20 Tetor 2025•Përditësim: 21 Tetor 2025
Partia Liberale Demokratike (LDP) në pushtet në Japoni dhe Partia e Inovacionit të Japonisë (JIP) në opozitë nënshkruan marrëveshje për një koalicion, duke i hapur rrugën udhëheqëses së sapozgjedhur të LDP-së, Sanae Takaichi, që të bëhet kryeministrja e parë femër e vendit, transmeton Anadolu.
Marrëveshja u nënshkrua nga Takaichi dhe kreu i JIP-së, Hirofumi Yoshimura.
Kjo e bën "pothuajse të sigurt" që Takaichi do të zgjidhet kryeministrja e parë femër e vendit, kur ligjvënësit të votojnë të martën.
Në komentet e saj të para pas nënshkrimit të paktit, Takaichi tha se koalicioni i LDP-së me JIP-në shënon "hap të madh" për stabilitetin politik të Japonisë, raportoi "Kyodo News".
Takaichi, e cila u zgjodh kryetarja e parë femër e LDP-së në fillim të këtij muaji, u përball me një pengesë fillestare kur aleati i hershëm i partisë, partia Komeito, i dha fund koalicionit të saj 26-vjeçar.
Një konservatore e vendosur, Takaichi gëzon mbështetjen e 196 ligjvënësve të LDP-së, por një kryeministër kërkon të paktën 233 vota në Dhomën e ulët të Parlamentit me 465 anëtarë.
Me 35 vota të JIP-së, numri i Takaichit rritet në 231.