Ekip
03 Tetor 2019•Përditësim: 03 Tetor 2019
Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të prezantojë në Parlament planin e tij të ri për Brexit-in, një ditë pasi ia prezantoi liderëve të Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA)
Johnson pritet të enjten në Dhomën e Komuneve të shpjegojë planin e orës njëmbëdhjetë.
Ai përmban ndryshime të mëdha në marrëveshjet e propozuara që do të rregullonin tregtinë midis Irlandës dhe Irlandës Veriore pas Brexit-it.
Plani mori përgjigje të përziera nga liderët evropianë dhe duket se nuk do të përmbushë kërkesat e tyre për mbajtjen e kufirit të hapur.
Johnson këmbëngul se Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor me ose pa një marrëveshje, por Parlamenti ka miratuar një ligj që i kërkon atij të kërkojë një zgjatje nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje.
Pozicioni i Johnson është i tensionuar sepse ai nuk ka shumicë në Parlament.