Ekip
19 Shkurt 2019•Përditësim: 19 Shkurt 2019
CHANDIGARH (AA) - Trembëdhjetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, kur një kamion i cili po lëvizte më një shpejtësi të madhe u përplas në një kolonë dasmorësh në shtetin Rajasthan të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia ka nisur një kërkim për të arrestuar shoferin, i cili pas aksidentit në qarkun Pratapgarh, është larguar nga vendi i ngjarjes.
"Një kamion që lëvizte shpejtë, u përplas me një kolonë dasmorësh, ku si pasojë nëntë persona vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa katër të tjerë në spital", tha për AA, Shyam Singh Rajpurohi, kryetar i qarkut.
Sipas tij, në spital aktualisht ndodhen 19 persona.