Mahmoud Barakat
19 Shkurt 2019•Përditësim: 19 Shkurt 2019
KUDS (AA) – Forcat izraelite arrestuan 22 palestinezë gjatë bastisjeve të mbrëmshme në Bregun Perëndimor nën pushtim, njoftoi sot ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Arrestimet u bënë në pretekstin për përfshirje në "aktivitete terroriste popullore", thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje të gjëra në Bregun Perëndimor, të cilin e mbajnë nën pushtim dhe në Kudsin Lindor, me pretekstin se kërkojnë palestinezët me urdhër arresti.
Sipas Autoritetit Palestinez në burgjet izraelite, ka më shumë se 6.000 palestinezë, përfshirë deputetë, gra dhe të mitur.