Hussameldin Abdelgadir Salih Mohamed,Çağrı Koşak
14 Shtator 2022•Përditësim: 14 Shtator 2022
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah Al-Sisi, u takua me Emirin Tamim bin Hamad Al-Thani në Katar, të cilin ai e vizitoi për herë të parë që kur mori detyrën si president, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një komunikate me shkrim nga Oborri i Emirit të Katarit, Al-Thani u takua me Sisin dhe delegacionin shoqërues në Pallatin e Emirit në Doha.
“Presim që kjo vizitë të kontribuojë në bashkëpunimin në përputhje me dëshirat dhe interesat e dy vendeve vëllazërore”, ka thënë Al-Thani gjatë takimit.
Në takimin ku ishin të pranishëm zyrtarë të dy vendeve, u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Autoritetit të Investimeve të Katarit dhe Fondit të Sovranitetit të Egjiptit për portet e dy vendeve.
Presidenti i Egjiptit Al-Sisi, i cili viziton Katarin për herë të parë që kur erdhi në pushtet në vitin 2014, mbërriti në Doha dje si pjesë e një vizite zyrtare dyditore.