Rabia İclal Turan
07 shtator 2023•Përditësim: 07 shtator 2023
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi pjesën veriore të Kilit, transmeton Anadolu.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ndodhi mbrëmë në orën 20:48 sipas kohës lokale, ndërsa në një thellësi prej 41 kilometrash.
Sipas shërbimeve të urgjencës të Kilit, autoritetet fillimisht lëshuan një urdhër evakuimi paralajmërues, por më pas e tërhoqën atë paralajmërim dhe nuk janë raportuar viktima apo dëmtime strukturore.
Kili ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën. Në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 8.8 ballë dhe cunami i mëvonshëm shkaktoi më shumë se 500 viktima.