Aliia Raimbekova
07 shtator 2023•Përditësim: 09 shtator 2023
Në sulmin që Rusia kreu natën me mjete ajrore pa pilot (dronë) në rajonin Odesa të Ukrainës u dëmtua infrastruktura e portit, silosi i drithit dhe ndërtesa administrative, transmeton Anadolu.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit Odesa, Oleg Kiper në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se Rusia kreu sulm me dronë ndaj zonës Izmail të rajonit Odesa dhe se ky është sulmi i katërt që është kryer ndaj zonës në 5 ditët e fundit.
Kiper theksoi se si pasojë e sulmit u plagos një person. Ai tha se në disa vendbanime u dëmtua infrastruktura civile si dhe u dëmtua infrastruktura e portit, siloset e drithit dhe ndërtesat administrative.
Në një deklaratë nga Forcat Ajrore të Ukrainës thuhet se Rusia natën ka kryer sulme me dronë të llojit Shahed-136/131 ndaj territoreve Sumi dhe Odesa të Ukrainës.
"Gjithsej 33 dronë u lëshuan drejt rajoneve jugore të Odesës. Në bashkëpunim mes forcave ajrore dhe mbrojtjes ajrore të Ukrainës u shkatërruan 25 dronë", thuhet në deklaratë.