Ekip
26 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
PEKIN (AA) – Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke negociuar arritjen e një marrëveshjeje për ekstradimin në Kinë të të arratisurve kinezë në SHBA, si pjesë e përpjekjes në luftë kundër shpërlarjes së parave dhe kthimit të pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme, raporton Anadolu Agency (AA).
E përditshmja shtetërore kineze “The China Daily”, shkruan se negociatat janë në një fazë të avancuar, sidomos pjesa që ka të bëjë me “ndarjen mes vete të aseteve të konfiskuara të cilat zyrtarët e korruptuar kinezë i kanë transferuar në SHBA”.
Si pjesë të operacionit të saj vjetor kundër marrjes së ryshfetit, Kina ka kërkuar ekstradimin e zyrtarëve të saj të akuzuar për korrupsion ndërkohë që kanë braktisur vendin duke nxjerrë jashtë miliona dollarë.